top of page

Riciklimi, çfare eshte e perse sherben

Riciklimi eshte proçesi i riperpunimit te mbeturinave. Kohet e fundit ky proces ka nje zhvillim te gjere ne shume fusha industriale: te hekurit, drurit, plastikes, te qelqit (per te permendur ketu me te rendesishmet).

Per te bere sa me te thjeshte kete proces dhe riperfitimin e materialeve te riciklueshme eshte vene ne funksion grumbullimi i diferencuar i mbeturinave ne kontenitoret perkates: leter, qelq, plastike apo mbetjet e njoma (qe jane mbetjet ushqimore).

Riciklimi i mbeturinave ndihmon planetin tone. Grumbullimi i mbeturinave sjell nje mjedis me te paster per ne e femijet tane, kurse riciklimi i tyre mbron burimet e pasurite natyrore qe te mos shteren kurre.

RIPERDORIMI, REDUKTIMI, RICIKLIMI...jane 3 fjalet me te rendesishme qe ndihmojne natyren dhe mjedisin ku jetojme. ndryshe te quajtura 3R (nga angl. Redece, Recycle, Reuse. nga ital. Ridurre, Ricilare, Riutilizzare).

 

Riciklimi behet i mundur fale ndihmes tone. Jemi ne ata qe duhet te diferencojme fillimisht mbeturinat qe prodhojme. Per te bere nje grumbullim te diferencuar sa me efektiv, eshte e rendesishme  te njohim cilat jane materialet e riciklueshme dhe si duhet ti ndajme ato.

Lidhu me argumentin   

 

DIFERENCIMI I MBETURINAVE

bottom of page